Më në fund! Cristiano Ronaldo fiton betejën me Covid-19, ja kur do të rikthehet në fushën e blertë
Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirus. Në këtë mënyrë përfundon edhe izolimi për portugezin, i cili zgjati 19 ditë, pasi rezultoi pozitiv kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë.
Ekipi i Juventusit ka deklauar përmes një postimi në rrjete sociale se Ronaldo është shëruar dhe do t’i bashkohet sërish skuadrës për stërvitje.
“Cristiano Ronaldo kreu një kontroll me një test diagnostik (tampon) për Covid-19. Pas testit mori përgjigje negative. Futbollisti është shëruar pas 19 ditësh dhe nuk është më i detyruar të izolohet në shtëpi”, thuhet në deklaratën e ekipit.
Tashmë, Ronaldo do të ketë mundësinë të luajë sërish me Juventusin të dielën në ndeshjen përballë Spezias dhe të mërkurën e ardhshme me Ferencvarosi për Ligën e Kampionëve.