Presidenti Trump si Enver Hoxha me rrehimin Imperialisto-Revizionist

Presidenti Trump si Enver Hoxha me rrehimin Imperialisto-Revizionist.

Diskursi i Presidentit Trump gjate kësaj fushate qe sot do të përcaktoj Presidentin e ardhshem ka luajtur me taktikë frike se; po fitojë Presidenti Biden, në Amerikë do të instalohet socializmi, do ta marrë ne kontroll Kina Amerikën, do ti marrin pronën private Amerikanevë e të tjera gomarllëqe te një niveli infantil. Trump nuk i beson këto por ja shet pjësës rurale, injorncës dhe evangjelistëv. Këta janë rreziku Amerikës.

Injoranca nuk mund te kuptojë se komunizmi ka ngordh si doktrinë dhe filozofi politike dhe ekonomike. Amerika nuk mund të instalojë socializëm se nuk e lejon kushtetuta edhe sikur te çohet Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Mao dhe sh. Enver që "mbrojti" Shqiperinë nga rrethimi Imperialisto-Revizionist ashtu si Presidenti Trump me turmat fshatare dhe evangjeliste dhe "antikomunistët" e pas shurrës mëngjesit po "luftojnë" të mos instalohet komunizmi në Amerikë!!! Ky quhet kllounizëm ose amerikançe fucked up people.

Biden ka qenë ne Senat për 40 vjet dhe Zv/ President me Obamën për dy mandate. Ulen papunsinë nga 9% që e morën nga Presidenti Bush në 4.3 Obama-Biden e morën ekonominë nga Presidenti Bush në gjendje reçension te thellë dhe patën një rritje të GDP 3%. U rritën si asnjëherë të ardhuarate e shtresës mesme dhe u rrit niveli i pronarëve të shtëpiave nga shtresa e mesme dhe e varfër.

Amerikanet kanë nevojë sot për një President qe ti rikthej paqen, prosperitetin dhe jo përçarjen dhe frikën për të ndarë amerikanët.

Amerika ka nevojë për një president, Senat, Kongres bashkëpunues qe të reformoj sistemin shëndetsor, arsimor, dhe të zvogloj polarizimin e thellë social-ekonomik. Këto nuk mund ti bëjë Trump me taktika frike pa sens qe do të thellojë dhe më tej krizën dhe do të polarizoj dhe më tej diferencat sociale-ekonomike si një president që punon për të pasurit e më të pasurve.

Ky president i shkurtoj taxat corporatave nga 35% ne 23 % duke pasuruar 700 më të pasurit e Amerikes me 1 Trilion dollar.

Ky President ka prishur mardhëniet me Aleatet historik strategjik te Amerikes Europën Perendimore.

Ky President ka shkatërruar tregun duke prishur trade dill. Ky President për herë të parë në historinë e Amerikës po ve në dyshim institucionin e zgjedhjeve, po bën gjithçka të manipuloj zgjedhjet dhe po deklaron çdo ditë që nuk do të ketë tranzicion paqsor të pushtetit.

Ky President e drejton shtetin si kult familiar. Kjo nuk është kultura politike-historike e Amerikës.

Amerika duhet ti kthehet normalitetit dhe do ti kthehet.

Lets go vote!