Mësimi online, Rama sqaron studentët çfarë do ndodhë me tarifat e konvikteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 12:45
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar njëherë e mirë se çfarë do të ndodhë me zhvillimin e mësimit online.
Rama ka thënë se mësimi nuk është ndaluar, por është vendosur të zhvillohet në distancë për asrye sigurie, ndërkohë që tarifa e konvikteve, sipas kreut të qeverisë, do të mbahen për muajt e tjerë.
Edi Rama: Kjo është situatë lufte dhe vijnë si rezultat i studimit të kurbës. Ne nuk kemi ndaluar mësimin por kemi thënë do bëhet në distancë, sepse të rinjtë luajnë nje rol shumë të madh të transmetimit të virusit. Tarifat e paguara për konviktet do të mbahet për muajt e tjerë ose do u kthehen. Askush nuk bën dot plane afatgjata. Duhet të shmangim me çdo çmim mbylljen e përgjithshme ose të pjesshme.