Durrës: Tritol në oborrin e banesës së kushëririt të Dumanit
Mbetet ende e mbuluar me mister, tritolvënia mbrëmjen e së hënës në banesën e Skënder Hoxhës në lagjen 14 në Durrës.
Pronari i banesës në dëshminë e parë në Polici ka thënë se ai nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk është i përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ndërsa me kushëririn në kërkim, Nuredin Dumani, citohet të ketë deklaruar se nuk ka kontakte prej kohësh.
“Nuk kam konflikte me asnjë njëri , unë nuk asnjë lidhje me veprimtarinë e Nuredin Dumanit dhe prej kohësh nuk kam asnjë komunik me të. Policia të gjej autorët dhe unë dua të di pse u sulmova” shprehet Skënder Hoxha, pronari i banesës.
Policia e Durrësit ndërkohë veç njoftimit paraprak për tritolvënien, nuk jep detaje nëse shpërthimi është kërcënim për pronarin e banesës apo kushëririn e shumëkërkuar Nuredin Dumani.;
Ky i fundit dyshohet për disa nga krimet më të rënda të viteve të fundit.
Ai është i dyshuar kryesor për ekzekutimin në Elbasan të Vëllait të Talo Çelës, po ashtu person në kërkim, sikurse bashkëpunëtor në vrasjen e dy vellezërve Haxhia në Durrës.
Dumani , po ashtu është i dyshuar për lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në Elbasan dhe ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkozës në Durrës.
