Rindërtimi pas tërmetit, PD i përgjigjet Ramës: Ka dështuar në mënyrë spektakolare, ja sa shtëpi janë ndërtuar në 1 vit
Partia Demokratike ka replikuar kryeministrin Rama për rindërtimin pas tërmetit me anë të Dorjan Telitit.
Teliti ka thënë se skema e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara ka dështuar, ndërkohë që njofton se për një vit janë ndërtuar rreth 48 shtëpi nga 3389 të dëmtuara.
Teliti: ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.
Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.
Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.
Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.
Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti.