Studentët sërish në protestë: Universiteti t'i kthehet studentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 12:50
Studentët kanë dalë sërish sot paradite në protestë para Ministrisë së Arsimit. Ato pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi që të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online. Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë. Policia ndërkohë është duke i bërë thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen. Ndryshe nga dje, studentët po respektojnë distancimin social.