Buxheti i Shtetit, Rama prezanton planin: Në mars përfundojnë 2500 banesa të prekura nga tërmeti. Kërkojmë durim

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka shpjeguar planin e Buxhetit të Shtetit për mbulimin e dëmeve nga tërmeti.

Rama ka thënë se brenda muajit mars do të ketë përfunduar rindërtimi i 2500 banesave, ndërkohë që ka kërkuar edhe durim nga familjarët e prekur.

Rama: Do të shpenzohen 40 milionë dollarë nga Buxheti i Shtetit dhe besoj që nga marsi i vitit të ardhshëm do të arrijmë në 2500 banesa individuale, financuar po nga Buxheti i Shtetit me rreth 60 milion dollarë. Pak më i gjatë është procesi me apartamentet. Janë 16 zona në total në të cilat do të rindërtohen 4800 apartamente dhe ka një financim 160 milionë dollarë nga Buxheti i Shtetit.

Janë 1.2 milionë metra katror sipërfaqe, ku do të ndërtohet infrastrukturë ku do të përfshihen rrugë, rrjete kanalizimesh, ujësjellës, ndriçimi, trotuare, do të jenë gati besoj brenda 9 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Me projektet e shkollave dhe kopshteve jemi në një fazë të avancuar, se kemi kryer 60% të punëve të parashikuara, ndërkohë që për infrastrukturën jemi në 30% të punëve ndërtimore.

Mbetet nevoja që ti kërkojmë të gjitha familjeve pak durim. Procesi i rindërtimit ka pasur njëpengesë të krijuar nga karantina e përgjithshme dhe procesi i rindërtimit ka edhe një aspekt tjetër që llidhet me donatorët. Me to kemi ecur më ngadalë për shkak të procedurave, detyrave administrative, që duhet ti respektojmë deri në fund.