Viti i ri akademik, Kryemadhi: Vendimet nuk konsultohen me studentët dhe pedagogët. Mësimi online i vështirë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për nisjen e vitit të ri akademik.
Kryemadhi ka thënë se zhvillimi i mësimit online është i vështirë për shkak të mungesës së infrastrukturës, ndërkohë që ka shtuar se vendimet nuk janë konsultuar kurrë as me studentët dhe as me stafin pedagogjik.
Kryemadhi: Si gjithmonë studentët shqiptare gjenden të papërgatitur, gjendjen përballë fakteve të kryera dhe vendimeve që nuk janë konsultuar asnjëherë jo vetëm me studentët, por as me stafin akademik. Studentët tonë vazhdojnë të jenë pjesë e talljes dhe arrogancës, abuzimit të qeverisjes në ikje, që në vazhdimësinë e kësja situatë që po bëhet problematike shkon drejt mbylljes së universiteteve, duke krijuar një mundësi të pamundur për studentët që të kenë një mësim normal. Nga ana tjetër mungesa e infrastrukturës për ta zhvilluar mësimin online e bën edhe më të vështirë komunikimin mes studentëve dhe peadgogëve.