Covid-19 “mësyn” Gjykatën e Vlorës/ Gjyqtarë, sekretare dhe sanitare pozitivë

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë është prekur nga Covid-19, ku pozitivë kanë rezultuar gjyqtarë, sekretare dhe sanitare.

Sipas infomacioneve, i janë marrë tamponet një pjese të stafit, ndërsa bëhet me dije nga burime konfidenciale se disa punonjës të gjykatës kanë kërkuar pezullimin e punës për shkak të përhapjes së masë të virusit.

Sakaq gjykata vazhdon normalisht punën edhe pse rastet po shtohen, teksa problem vazhdon të mbetet mungesa e tamponëve.

Thuajse të gjitha institucionet e Vlorës janë prekur nga Covid duke përmendur bashkinë, prefekturën, kopshtet apo edhe universitetin.