Rrokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen drejtorët në Elbasan, Kukës e Dibër

Rrokadë në Policinë e Shtetit. Ora News mëson se ndryshimet kanë prekur Drejtorinë e Policisë vendore të Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Kush iku dhe kush erdhi

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës Erigert Mitri transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.