Gratë naftëtarë nuk ndalin grevën e urisë, ndërsa qeveria vijon të heshtë

Naftëtaret e Ballshit kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur premtimin që u ka bërë tri vjet më parë në lidhje me zgjidhjen e problemit të pagave të vonuara. Në ditën e 20 të grevës së urisë, gratë naftetare kanë apeluar për zgjidhjen e problemit pasi familjet e tyre po përballen me vështirësi në kushtet e mbijetesës për shkak të mungesës së të ardhura.

Gratë naftëtare të cilat hynë të martën në ditën e 20 të grevës së urisë kanë akuzuar kryeministrin edi rama se nuk ka mbajtur premtimin që u ka dhënë para tri vitesh në lidhje me pagat. ato thonë se protesta filloi për shkak të mosmarrjes së rrogave ndërsa tani akuzojnë shtetin se i ka braktisur.

“Kam qenë edhe në takim me videomesazh me kryeministrin, kur tha që ju naftëtarët nuk do e merni rrugën në këmbë për të marrë pagat, por ja që nuk e mbajti premtimin”.

Naftëtaret kanë shprehur shqetësim për familjet e tyre të cilat kanë mbetur pa asnjë të ardhur në vështirësi të theksuara financiare.

“Njëzet ditë që i kam kthyer krahët shtëpisë. Për cfarë ja ktheva krahët shtëpisë, familjes, bashkëshortit? Pëer kauzën, për bukën e gojës”.

Të njëjtat akuza gratë e Ballshit adresojnë edhe të zgjedhurit lokalë të cilët sipas tyre se i kanë harruar dhe nuk interesohen më për to.

"Mbarime Isufi që është femër mbi të gjitha ,është nënë  i bëjë thirrje ,një thirrje të fortë nga gratë këtu. Mbase nuk ka gjë në dorë për të zgjidhur, por një takim me gratë duhet ta bëntE”.

Gratë naftëtare shprehen të vendosura për të vijuar grevën e urisë deri në marrjen e rrogave të prapambetura.

https://youtu.be/la2XHFZLb7Q