Vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës i shumëkërkuari

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar në Durrës.

Sipas njoftimit, i ndaluari me iniciale D.C. banues në Durrës, në vitin 2019 është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me burg. Ai është dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Vjedhja" dhe "Armëmbajtja pa leje". 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018. Pas kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi D. C., kanë gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.