Parashikimi i motit për ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2020, 07:28
Moti sot në të gjithë vendin do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Sipas meteoalb, në zonat lindore dhe verilindore vranësirat do të jenë më të shpeshta, por pa reshje.
Temperatura e ajrit do të rriten në mëngjes, duke u luhatur në vlerat 5 deri në 22 gradë celcius.
Era do të fryjë lehtë në tokë me shpejtësinë 30 km/orë duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.