"Ngrini Kushtetuesen!"Soreca apel politikës: Shqiptarët meritojnë BE-në

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe polarizimi politik po e mbajnë Shqipërinë larg konferencës së parë ndërqeveritare ku do të vendoset fati u negociatave të integrimit.

Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë fjalës së tij në çeljen e shkollës së Integrimit Europian 2020 i bëri thirrje palëve për të plotësuar këto dy kushte.

Soreca: Mendoj që Shqipëria është shumë afër integrimit në BE edhe pse ende disa punë për të bërë. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të përshpejtojë punën dhe më pas Preisdenti dhe Parlamenti duhet të plotësojnë edhe 2 vendet vakante që ende mungojnë në Gjykatë Kushtetuese. Jam i bindur që Kushtetuesja mund të jetë funksionale në fund të këtij viti. Të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik. Integrimi në BE është është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar.

Por kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mendon se vendi ynë i ka plotësuar kushtet për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare.

Madje, siç ka ndodh edhe më herët, socialistët mendojnë se vendimi i vendeve skeptike vjen për shkak të probleme të tyre të brendshme.

Balla: Vendet e rëndësishme të BE-së nuk duhet kurrësesi që fushatat e tyre zgjedhore ti lidhin me aspiratat e vendeve që kanë përmbushur kushtet për të kaluar në një fazë tjetër të procesit.

Por mazhoranca nuk e përmend faktin se qeveria e Holandës ka dhënë 'ok' për Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendit tonë i kërkon rezultate konkrete në përmbushjen e detyrimeve për negociatat, duke paralajmëruar veto në dhjetor.