Maskat grabisin kazinonë në Fier, policia në kërkim të autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2013, 09:48
Rikthen grabitjet e kazinove në Fier. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës në qendër të qytetit, ku dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kazino.Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë rreth 50 000 lekë të reja nga arka e kazinosë. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.