Tiranë, borxhi i pashlyer, dhunohet fizikisht i riu tek rruga “Budi”

Një person është plagosur rëndë në kryeqytet pas një përleshje fizike me 3 persona të tjerë, ndërsa ka pasur edhe të shtëna me armë. Ngjarja ndodhi pa mesnate në një qendër interneti pranë Institutit të Higjienës tek rruga "Budi".Sipas policisë së Tiranës, shkak i kësaj ngjarje ka qenë një borxh i pashlyer. Tre personat e kanë goditur me mjete të forta të riun, i cili ka mbetur i plaguar rëndë. Ai është perpjekur të largohet nga vendngjarja me makinën e tij dhe më pas është aksidentuar në rrugën pranë Parlamentit.Policia ka vënë në pranga 3 autorët e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.