2 vjet dashuri “virtuale”, shqiptari rrëmben të miturën në Greqi, arrestohet

Një 23 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë helene nën akuzën se ka rrëmbyer një të mitur greke në provicën Spata afër Athinës.Marion Ajazi dyshohet se ka bindur 13- vjeçaren Kristina Krasa të arratiset nga shtëpia e saj nëpërmjet rrjetit social facebook.Vajza e mitur është deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj më 26 maj dhe u gjet mbrëmjen e të enjtes në zonën, ku ishte vendosur përkohësisht shqiptari.Policisa zbuloi se Ajazi kohët e fundit ka pasur kontakte të shpeshta me 13 vjeçaren nëpërmjet rrjetit social dhe përfshihet në rrëmbimin e saj.Për identifikimin dhe arrestimin e tij ishin publikuar nga autoritet greke të dhëna dhe fotografi të 23- vjeçarit.Në facebook Marion Ajazi shfaqej si një DJ i muzikës Hip Hop dhe në foto e tij dukej si person i famshëm dhe me ekonomi të mirë. Në një prej fotove ai kishte dalë me një valixhe plot me dollarë.Sipas policisë në Kavala, shqiptari ishte arrestuar para një viti për një sasi të vogël hashashi dhe ishte shpallur person i padëshirueshëm . Ndërokë që policia njihte që ai punon si një bari në stan në zonat rurale te Kavales.Nxënësja u gjet natën vonë në një zonë pyjore të Kavallës nga forcat e policisë. Megjithatë 23- vjeçari arriti të shpëtonte për tu arresutar të premten.13 vjeçarja, Christina Krassa, të dielën e kaluar u zhduk nga shtëpia e saj në Spata, në mënyrë që të takonte të dashurin e saj 'virtual' në Kavala. Ndërsa në disa nga mesazhet që kishin shkëmbyer shqiptari i thoshte 13-vjeçares se do e "çonte më larg se në hënë, se do qëndronin atje përgjithmonë së bashku".Nga mesazhet duket se i dyshuari mbante lidhje me 13- vjeçaren prej dy vitesh.Zhdukja e të miturës duket se ka mobilizuar rreth 580.000 njerëz të cilët dhanë informacione.