Grupi i dytë muxhahidinëve, mbërrin në Tiranë grupi prej 30 personash
Edhe 30 muxhahedinë kanë mbërritur në Tiranë nga kampi Ashraf i Irakut, duke e çuar në 44 numrin e tyre në vendin tonë.Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se grupi i dytë i muxhahedinëve mbërriti në Rinas në orën 24 .00 të mbrëmjes së djeshme dhe se janë marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ndërkaq bëhët e ditur se grupi i parë i muxhahedinëve që mbërriti në Tiranë më6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Muxhahedinët vijë në Shqipëri në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak. Në ditët e ardhshme do të mbërrijnë në vendin tonë refugjatë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t'i pranojë në territorin e saj.Ministria e Brendshme njofton se janë marrë masat për sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Shqipëria.Një ditë pas mbërritjes së grupit të parë prej 14 muxhahedinësh, Teherani paralajmëroi Tiranën zyrtare se pranimi i tyre përbën rrezik për sigurinë kombëtare, por edhe rajonale dhe se Shqipëria nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si shtete të tjera.