Tiranë, vetëvritet e moshuara, hidhet nga kati i 6-të i pallatit në zonën e "Pazarit të ri"

Një e moshuar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së premtes, duke u hedhur nga kati i 6 i pallatit ku ajo jetonte. Ngjarja e rëndë është regjistruar tek ‘Pazari i Ri’, ku 65-vjeçarja Marjana.H. është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit.Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në soletën e tarracës së katit të parë të godinës. Ndërkaq policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.