Atentati ndaj Inez Hajrullës, ekstradohet nga Italia Gentjan Dautaj
Teksa kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga atentati ndaj Inez Hajrullës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është ekstraduar për të vuajtur dënimin në vend, autori i dyshuar kryesor i policisë dhe Prokurorisë, Gentjan Dautaj (Zoto). Prokuroria Shqiptare ka hapur një dosje penale ndaj tij, ku akuzohet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë. Ekstradimi u bë me datë 28 tetor. Më herët u ekstradua në Shqipëri edhe bashkëpunëtori i tij, Igli Memaj.
Kujtojmë se më 15 nëntor 2019, policia arriti të zbardhte të plotë atentatin e 10 majit të 2019-ës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku shenjestër mendohet të ketë qenë Inez Hajrulla, një person i dyshuar për ngjarje të shumta kriminale në qytetin bregdetar. Në një aksion të policisë në kryeqytet, mbrëmjen e 13 nëntorit 2019, u ndaluan katër perosna, që dyshohen si bashkëpunëtorë në atentat.
Të ndaluarit ishin Albano Goxhajt, Ardian Ahmeti, Dejvison Serjanit dhe Daut Elmazit. Albano Goxhaj, nga Fieri, mendohet që të ketë ndihmuar grupin që gjuajti në drejtim të Hajrullës dhe mikut të tij, pas një telefonate të mbërritur nga një prej atentatorëve. Ardian Ahmeti, efektiv policie. Edhe ky që ka ndihmuar atentatorët, duke iu siguruar rrugët. Një rol të rëndësishëm në këtë atentat, siç pohojnë burimet, ka pasur edhe shtetasi Daut Elmazi.
Në aksionin e dy ditëve më parë ka rënë në pranga edhe një femër me inicialet N.Sh, por është liruar pasi rezultoi të ishte shtatzanë. Ajo kishte një agjenci udhëtimesh dhe mendohet të ketë ndihmuar në prerjen e biletave për personat e lartpërmendur, por jo vetëm. Po të njëjtat burime konfirmojnë se aksioni nuk është përfunduar ende, pasi nuk kanë mundur të bien në gjurmët e qitësve, megjithëse janë shpallur në kërkim, pasi emrat e tyre janë zbuluar falë AND-së së gjetur në një dorezë pranë makinës së djegur, që u përdor për ngjarjen e 10 majit në Vlorë
Përgatiti për online, E.T