Këtë vit pa Halloween, Policia shton kontrollet për të ndaluar festën në lokale
Festa e Halloween nuk do të festohet këtë vit në Shqipëri për shak të pandemisë.
Policia e shteti njoftoi se gjatë mbrëmjes së 31 tetorit do të shtohen kontrollet për të mos lejuar anjë organizim festiv, pasi sipas tyre është një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit.
Por duket se këtë vit vet shqiptarët janë treguar më të rezervuar, ndikuar edhe nga ndërgjegjësimi ose frika për praninë e Covid-19.
Ky mungesë interesimi vihet re nga tregëtarët e maskave të personazheve të frikshëm apo detajeve karakteristike të kësaj feste.
Ata thonë se krahasur me nëj vit më parë kanë shitur vetëm 20% të produkteve.
“Pothujase 20% të vlerës së vjetshme. Kjo ka qenë situata, shumë dobët”, tregon një tregtar.
Më të interesuarit kanë qenë fëmijët vegjël ndërsa janë tërhequr adoleshentët.
“Më përpara merrnin mosha e adoleshencës 14 deri në 20 vjeç. Ndërsa fëmijët e vegjël kanë marrë maska”.
Këtë vit duket se maska e vetme që do të përdoret për Halloëeen është ajo anticovid.