Durrës/ Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-presidentit Nishani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 10:28
Automjeti tip "Benz" i vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani, shpërtheu në flakë sot në Durrës, në zonën tek kryqëzimi në afërsi të Pallatit të Sportit Ramazan Njala.
Dyshohet se shkak për këtë është bërë shpërthimi i impiantit të gazit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.
