“Çfarë kërkon Meta nga Shqipëria?”, Rama nga Kukësi: Fut në sherr 2 që të dali i fituar! Është kthyer në lolo
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Kukësit ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, pas deklaratave të djeshme të këtij të fundit.
Rama ka thënë se Meta do që të dalë i fituar duke futur në sherr dy palë, ndërkohë që ka shtuar se ai është zgjedhur president me votat e veta.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar Presidentin Meta si lolo, duke thënë se qeveria i ka dhënë opozitës presidentin.
Rama: Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria dhe shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat, pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë thotë populli. Këtë bën Ilir Meta fut në sherr dy vetë që të dali i fituar që bën paqe. E bënë shqiptarët kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40 vjeç, e bënë tani president 50 vjeç. Kurt ë më thotë që e bëmë ne dhe s’e bëre ti, do t’ them jo. Edhe ne kemi dhënë votën, por kishte me votat e tij në Parlament që u bë president. N
e nuk mund ta linim vendin pa President, ashtu sikurse nuk mund t’ja linim dikujt tjetër, ashtu sikurse në atë moment donin t’ja jepnin presidentin opozitës dhe unë isha shumë i qartë se cili ishte roli i tij. E
dhe te çadra ishte hidh gurin fshih dorën. Ilir Meta do të hidhej prapë në anën tjetër, dhe ne i dhamë president opozitës, por president dhe jo lolo. Fakti që Meta është kthyer në lolo, nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën.
Njerëzit edhe rrjedhin, lajthisin, i lëshojnë pëllumbat. Nuk parashikohet kjo.
Çfarë do Ilir Meta dhe çfarë borxhi i kanë shqiptarët partisë së tij? Për cilën arsye duhet t’i japin votën partisë së tij?
LEXO EDHE: “Do përfundosh Dëshmor Kombi”, Meta-Ramës: Keni 5 vjet që mbani peng këtë vend e këtë shtet