Shqipëria në arbitrazh, Meta thirrje Avokaturës së Shtetit: Afat deri të hënën ose...

Presidenti i Republikës i ka dërguar sërish kerkesë (per herë të tretë) Avokaturës së Shtetit për të marrë informacion mbi çështjet e Arbitrazhit ku Shqipëria është palë.
Fillimisht presidenti i dërgoi shkresën e parë Avokaturës në korrik të këtij viti dhe nuk mori asnjë përgjigje. Më pas, shkresa e dytë u dërgua në shtator por përsëri heshtje. Ndërsa në 29 tetor, Presidenti i është drejtuar sërish me kërkesën e tretë, bashke me ultimatumin se do ti padisë për shpërdirm detyre.

Tirane- Brenda 3 muajve e 15 ditëve, institucioni i Presidentit i është drejtuar për infromacion avokaturës së shtetit dhe Ministrisë së Financave, në lidhje me çështjet që janë në proces, në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, por ky institucion ka heshtur.

Ultimatumi
Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur kërkesën, bashkë me ultimatumin e fundit.
“Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrëtë gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime tëtjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëmetë konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar”

Presidenti Ilir Meta i cilëson rrezik për ekonominë vendit çështejt që shteti shqiptar ka humbur ne arbitrazh, duke nisur nga rasti Begeti por edhe rasti i fundit me kompaninë “Aktor”, të cilës iu ndërpre kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.

Presidenti kërkon nga Avokatura e Shtetit, numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave tëArbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje.

“Nëse për çështjet në proces nëGjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer; Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit; Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi: Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit; Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit “

Ndërsa nga Ministria e Financave, kreu i shtetit kërkon informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta, që janë identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit shqiptar të çështjeve në gjykatat dhe Dhomat e Arbitrazhit.

Kreu i Shtetit në një shkresë të dërguar Avokaturës së Shtetit në datën 13 korrik të këtij viti nënvizon rëndesën me 109 milion euro që duhet të paguhet në vendimin Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë.

LEXO EDHE: “Gjobat” e gjykatave ndërkombëtare/ Dy letrat e Metës për Ramën: Po mbani të fshehta vendimet e Arbitrazhit