Shkodër/ "Sherr" për privatizimin e Vllaznisë

Privatizimi i Ekipit të Vllaznisë ngjalli debate të forta në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Këshilltari Arbis Vjerdha, kërkoi llogari për paratë e shpenzuara, ndërsa hodhi akuza ndaj ish-administratorit Suad Lici dhe administratorit të ri, Benjamin Nako.

Arbis Vjerdha: "Si ka mundësi që Vllaznia është katandisur në tre persona, njëri  më i paaftë se tjetri, 100 vjet Vllazni"

Kryebashkiakes Voltana Ademi i kërkoi të mos e shesin klubin 100 përqind, me argumentin se është e vetmja gjë që i ka mbetur qytetit dhe mund të rrezikojë falimentin.

Arbis Vjerdha: "Si ka mundësi që nxirrni 100 përqind të aksioneve të një brandi të një qyteti shekullor. Ai që e merr Vllazninë, e merr me një borxh të akumuluar që edhe para droge, u kishte ardh keq për t'i harxhuar ata lekë"

Voltana Ademi e konsideroi të turpshme akuzat ndaj administratorëve.

Voltana Ademi: "Unë mendoj që është turp për ne, po turp i madh që njerzve të ndershëm t'u themi 'hajn' "

Replikat vijuan sërish dhe këtë herë tonet e larta sollen ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak.