Me kamion drejt Italisë, policia sekuestron 500 paketa cigaresh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 12:02
Një shofer kamioni është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, pasi në kabinën e mjetit u gjetën 500 paketa cigaresh të ndryshme.
“Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të dryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”, njofton policia.
38 vjeçari mësohet se ishte drejtuar drejt Italisë, për transport të çantave të letrës.
Sakaq kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.