Reshjet e shiut, Prefekti i Lezhës thirrje institucioneve: Merrni masat për dimrin
Pas tërmetit dhe pandemisë, përmbytjet janë rreziku që sjell dimri për qarkun e Lezhës.
Në prag të stinës së reshjeve prefekti Gjok Jaku ka fshikulluar një pjesë të institucioneve për marrjen e masave parandaluese.
“Jashtë prefektit ndoshta edhe institucione të tjera kanë qenë indiferentë. Është e palejueshme që ne qe jemi drejtues, ku kemi edhe përgjegjësitë tona publike, të jemi indiferentë apo më keq akoma të mos përfshihemi drejtpërdrejt si një trupë e vetme në raste emergjence. Nuk mund të përballojë kurrë Bashkia emergjencën me kapacitet që ka. Të gjitha institucionet e tjera duhet të shohin mundësinë për të shtuar mundësinë e kapaciteteve në funksion të emergjencave”, ka thënë Jaku.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Planifimit dhe Përballimit dhe të Mbrojtjes Civile, prefekti Jaku kërkoi bashkëpunim për përballimin e emergjencave civile, në mënyrë që të ndërhyhet në kohë për të shmangur përmbyjtet dhe rrëshqitjet e dherave.