Greva e naftëtareve/ Bardhi i nxjerr videon Ramës: Vetë premtove hapjen e rafinerisë dhe pagimin e pagave

Pas replikave në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe grave greviste në Ballsh, vjen edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet se, sa herë flet kryeminsitri, mashtron.

Teksa publikon edhe videon, Bardhi deklaron se:

“Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë”.

Sipas tij, largimi I kryeministrit është zgjidhja e çdo problem.

Gazment Bardhi: Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.