Rama-deputetëve të "Opozitës": Ju kam gjetur në Hënë, Mars e Jupiter, në bashkëpunim me Taulant Ballën
Pas deklaratave për grevën e naftëtareve në Ballsh, kryeministri Edi Rama iu rikthye presidentit Ilir Meta duke mos kursyer ironinë.
Sipas kreut të qeverisë, deputetët e opozitës së re, që sipas presidentit janë ilegjitimë, i ka gjetur Wnë Hënë, Mars dhe Jupiter në bashkëpunim me Taulant Ballën dhe dis alienë".
Edi Rama: “Tani për Ilir Metën. Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin të rrëzojë dekretin e tij duke sfiduar parlamentin. Jo vetëm ata që votuan Pro por edhe ata që votuan Kundër, në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij parlamenti.
Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka legjitimitet për punën e tij sepse sipas Ilir Metës, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë me Taulant Ballën, në bashkëpunim me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, ju kemi gjetur në mars, madje ndonjë prej jush e kemi gjetur në Jupiter.
Të gjithë ju këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Krymeadhit”.