Vdekja e 3 minatorëve në Dibër, flasin fqinjët e Fatos Çeskut: Ka lënë tre fëmijë, fukara në kulm

Vdekja e tre punonjësve në minierën e Balgjajt në Dibër ka tronditur mbarë opinionin publik.

Të pajetë u gjetën mëngjesin e sotëm inxhinieri Ismail Hoxha,62 vjeç, Fatos Çesku, 55 vjeç dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç.

Fqinjët e Fatos Çeskut tregojnë se 55 vjeçari ka lënë pas 3 fëmijë, teksa theksojnë se gjendja e keqe ekonomike e detyronte të punonte në galeritë e minierës.

"Ka lënë 3 fëmijë, nusen e re. Fukara në kulm, fukara i madh. Ne galeri është vrarë. Edhe më para aty ka punuar", tregon njëra prej fqinjeve.