Del forcë e tretë në sondazhe/ Maliqi-Ramës: Po sponsorizon "partitë e reja" me paratë e drogës

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Parlamentit, deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur akt banidesk votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor edhe pas dekretit të presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, mazhorancës i ka hyrë frika pasi sipas sondazheve të kryera nga vetë ajo, del forcë e tretë politike.

“Akt bandidesk i Edvin Drogës së Surrelit. Me këtë rast jam i kënaqur që jam në mbrojtje, siç kam qenë,  të marrëveshjes së 5 Qershorit në rezidencën e amabasadës ameikane, të përshëndetur nga i gjithë faktori ndërkombëtar.

Jam kundër këtij kryemafiozi që përdori deputetët e opozitës parlamentare për interesat e veta, duke e bërë kodin më keq se ç’ishte. Jo vetëm listat që i ka më të mbyllura por bllokoi edhe koalicionet për shkak të sondazhit që ka bërë me zgjedhjet e 30 qershorit duke dalë forcë e tretë politike për shkak të krimit të organizuar, bandave, oligarkëve, papërgjegjshmërisë të kësaj qeverie", u shpreh ndër të tjera Maliqi.

Sipas deputetit, mazhoranca po sponsorizon krijimin e partive të reja përmes parave të drogës dhe oligarkëve.

“Dua t’i them këtij që nuk ka asnjë shans, me gjithë show mediatik që bën në ERTV. Pse duhej të shkonte vetë në Liban për të riatdhesuar shqiptarët nga kampi, ndërkohë që mund ta bënte zëdhënësi i tij. Me ato lekë të Charterit mund të paguante ato lekë të nënave naftëtare, të cilat janë të ngujuara në grevë urie. Të jenë të sigurtë se ky njeri del forcë e tretë politike. Unë jam me opozitën e bashkuar dhe PD-LSI dhe do të fitojnë bindshëm zgjedhjet. Kryemafiozi i dështuar do dalë gropë me votat e socialistëve”, tha Maliqi.

Vota e Maliqit për rikthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e publikuar nga vetë deputeti: