Trafik lëndësh narkotike, vrasje dhe vjedhje/ OFL u dorëzon formularin e vetëdeklarimit 5 personave

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me aksionit duke i nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 personave.

Sakaq bëhet me dije se “OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. A., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

B. Sh. (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

R. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

M. P., banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.”

Këta individë janë të detyruar të kthejnë përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve pyetjeve të OFL.