Rrëzimi i dekretit të Kodit Zgjedhor, reagon Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të dekretit nga Kuvendi për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Meta ka shkruar se diçka e tillë nuk ishte surprizë, teksa e cilëson Kuvendin si njëpartiak të inceneratorëve dhe mbetjeve.

"Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Me qetësi dhe dashuri!", shkruan Meta.

Kuvendi rrëzoi pak më parë kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, e kërkuar nga Presidenti Meta, i cili ka kërkuar gjithashtu edhe një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias.