Vlonjatit i sekuestrohet pasuria 300 mijë euroshe, Policia: Ka qenë i dënuar në Greqi

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

*  3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

"Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme", njofton Policia.