Libi, njerëz të armatosur zaptojnë Parlamentin
Dhjetera njerez te armatosur kane zaptuar parlamentin e Libise qe te shprehin inatin e tyre mbi levizjet e bera ne krijimin e qeverise se re ne vend. Militantet kane kerkuar largimin e disa prej Ministrave, pasi i akuzojne ata se kane lidhje me regjimin e vjeter te diktatorit Gadafi.Te pakten dhjetra karro te ngarkuar me arme kunderajrore jane rreshtuar pergjate rruges kryesore qe çon ne hyrje te Parlamentit. Libia mbajti zgjedhje paqesore gjate korrikut dhe se fundmi u ra dakort per formimin e nje qeverie te re. Kryeministri Ali Zidan ka perfituar nga mbeshtetja e Kongresit Kombetar per te perzgjedhur kandidatet per postet e Ministrive.Lista e tij permbante figura te njohura liberale ne vend si dhe te tjere Islamike ne perpjekje per te formuar nje koalicion te pranueshem per te gjitha partite ne vend. Por keto negociata jane prishur nga protestat e ndermarra gjate kesaj jave. E se fundmi, sot eshte bastisur edhe ndertesa e Kongresit.Nga ngjarja raportohen se po behen tentativa per arritjen e bisedimeve mes politikaneve dhe militanteve. Frenimi i ketyre grupeve dhe perpjekja per ti integruar ata ne nje ushtri te vetme kombetare, do te jete nje nga sfidat me te medha per cdo qeveri te re qe mund te formohet ne vend, jane shprehur analistet.