Venecia goditet nga përmbytjet, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura qe ndodhen ditet e fundit ne qytetin e Venecias, kane detyruar banoret e saj te qarkullojne me cizme ne kembe dhe ne cantat e tyre. E ndersa turistet e papregatitur vendosnin qese plastike ne kembet e tyre, niveli i ujit u ngrit ne gju e lartë ne shume pjese te qytetit lagunor.Arsyeja e kesaj situate te shkaktuar duket te jete ngritja e nivelit mesatar te Adriatikut me rreth 1.4 metra mbi ate normal, nivel ky me i larti i regjistruar ne gati 2 vjet, duke derguar ne kete forme sasi te medha uji ne drejtim dhe ne brendesi te sheshit te njohur te “Shen Markut” si dhe ne pjese te tjera te ngushta te qytetit.Pothuajse te gjitha kalimet prej druri, te cilat jane perdorur zakonisht per te lejuar kalimin e kembesoreve mbi zonat e permbytura ne raste te ngjashme, jane larguar nga pozicioni i tyre pasi uji u ngrit mbi lartesine e tyre, duke i bere ato te padobishmeNe disa vende, ishte e pamundur te dallohej se ku perfundonin kanalet e shtrira e ku fillonin trotuaret e kembesoreve. Italia gjate kesaj jave eshte goditur rende nga reshje te renda shiu dhe erera te forta.