Siri, forcat ushtarake sulmojnë Damaskun

Ushtria e Sirisë ka nisur sulmet ajrore të reja te drejtuara ne vendodhjet e dyshuara te komponimeve rebele në kryeqytetin e vendit, Damask.Aeroplanët kryer bastisje të enjten, duke shqetesuar zonat në lindje të qytetit, ku përleshjet kanë zgjatur për muaj me rradhe. Numri i të vdekurve apo të plagosurve pas ketyre sulmeve nuk ishte menjëherë i disponueshem per gazetaret. Ndasite mbi faktin sesi do mund ti jepet fund konfliktit 19-mujor ne vend vazhdojne te mbesin.Fuqitë perëndimore kanë qenë të shtyrë për te implementuar sanksione të OKB-së kundër shtetit te Sirisë, por ato janë kthyer dhe penguar te zbatohen nga shtetet e Kines dhe Rusise. Tani Pekini ka paraqitur një propozim të ri për një armëpushim mes regjimit Asad dhe rebelëve."Sugjerimet konstruktive e specifike ne kete propozim si ajo e arritjes se nje armepushimi te ndare ne faza te ndryshme si dhe e aplikuar ne rajone te ndryshme, si dhe vendosjen e nje organi te perkohshem qeverises, jane propozuar nga Kina bazuar ne situaten me te fundit, e njohur edhe si plani prej gjashte pikash i Ananit" - ka deklaruar zedhenesi i Ceshtjeve te Jashtme te Kines, Hong Fei.Te pakten 6 persona humben jeten mbremjen e shkuar ne kohen ku nje pajisje ushtarake e leshuar shpertheu dhe ne Damask ,duke plagosur edhe mbi 13 te tjere. Mediat vendase e portretizuan sulmin si pergjegjesi e atyre terroristeve qe gezojne mbeshtetje nga jashte territorit.