Balla për kriminalitetin: Në Elbasan, askush i paprekshëm! Do të goditen me dajakun e ligjit!
Pas ngjarjeve të fundit kriminale, Sekretari i Përgjithshëm e Partisë Socialistë, Taulant Balla nga Elbasani ka deklaruar se asnjë kriminel nuk është i paprekshëm.
Balla: Në Elbasan nuk ka të paprekshëm, në Elbasan të gjithë janë të prekshëm dhe të goditshëm, do të goditen me dajakun që u jep ligji.
Ai sulmoi gjithashtu presidentin Meta, i cili sipas tij nuk përfaqëson më unitetin e vendit dhe duke i kërkuar atij të sqarojë pozicionin që ka.
Balla: Për fat të keq sot kemi një president republike që nuk përfaqëson më unitetin e vendit. Ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë sepse bën mirë pjesën e dytë të detyrës së vet jokushtetuese, por politike. Ne e nxisim të qartësojë pozicionin e tij politik nëse eshte ai apo Monika kryetari i LSI. Më pas te sqarohet me Bashën për të kuptuar kush është kryetari i opozitës.
I ashpër në qëndrime ka qenë dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe.
Braçe: Ish është, ish-socialist i vjetër e me radhë. Nuk mendoj që socialistët që janë në PS kanë marrëdhënie me Sali Berishën!
Madje i pyetur mbi presionin që i bëhet administratës për zgjedhjet e 25 prillit, numri i dy i qeverisë jep tjetër argument
Braçe: Admninistratës po i bëhet presion në këtë periudhë për tu shërbyer nga mëngjesi deri në mbrëmje, 7 ditë të javës, qytetarëve.
Tashmë në rrjete sociale janë publikuar disa formularë, përmes të cilëve punonjësve u kërkohen të dhënat e kartës së identitetit dhe numri i telefonit