Plani me 5 pika, Basha i jep afat Ramës 2 javë ndryshe...

Kriza ekonomike që ka prekur qytetarët dhe bizenset për shkak të pandemisë dhe keqeverisjes së Edi Ramës ka shqetësuar  PD. 

Lideri i opozitës Lulzim Basha në konferencë për shtyp akuzoi kryeministrin se nuk po mendon se si të marrë masa për ta nxjerrë vendin nga kriza por synon vetëm për vendosjen e gjobave.

Kreu i PD i jep Edi Ramës vetëm edhe dy javë kohë për të marrë në konideratë planin e tij me 5 pika, në rast të kundërt e paralajmëron me përballjen me  zemëratën e qytetarëve.

Lulzim Basha: “Nuk pret koha deri më 25 prill. Nëse këto dy javë i jam drejtuar me civilitet sot i them se mos zbatimi i planit me 5 pika që është përgjigjja e duhur në kushtet aktuale të Shqipërisë e ngarkon Edi Ramën dhe ministrat e tij me përgjegjësi penale. Çdo dëm, nesër nuk do të jetë vetëm  një problem I madh për qytetarët dhe përgjegjësi politike por do të ndiqet dhe si përgjegjësi penale.”

Sipas tij, paratë e taksapaguesve po shkojnë për një grup oligarkësh, klientë të qevverisë.
Basha i bën thirrje çdo qytetari të ngrihet të kërkojë të drejtën e tij.

Lulzim Basha:" Të vazhdosh ti vjedhësh me një grusht oligarkësh nuk është thjesht keqmenaxhim e keqqeverisje por krim i rëndë që duhet ndëshkuar dhe sot zotohem që do të bëj gjithcka për ta ndëshkuar. Por i bëj thirrje dhe një herë t'i vërë gishtin kokës dhe ti lërë llafet dhe të ndalë pagesat korruptive nga thesari i shtetit dhe t'i cojë urgjentisht tek nejrëzit në nevojë.

Shteti i ka mundësitë dhe Shqipëria i ka mundësitë ta përballojë me seriozitet këtë krizë.

Shqipëria nuk është vend i varfër, por i vjedhur dhe i keqqeverisur.
I bëj thirrje çdo qytetari të ngrihet të kërkojë të drejtën e tij. Nuk është lëmoshë 160 mijë lekëshi për të papunët, është detyrim.
"

Basha nuk kërkon të flasë për qeverisjen pas 25 prillit, por ai zotohet që pas zgjedhjeve parlamentare do ta vendosë Edi Ramën para drejtësisë.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PD i përgjigjet edhe batutave të Ramës për drejtimin e trenit të opozitës së bashkuar.