"Do ta marrim peng të qajë hallet me ne!" Irritimi i banorëve të Kombinatit ndaj Veliajt për rrugën e shkatërruar
Në mes të Kombinatit, mund të shohësh rrugë si në mesjetë. Në këtë aks që mban emrin e Hasan Aliajt, prej 30 vitesh nuk është bërë asnjë lloj investimi.
Çdo vit banorët protestojnë dhe çdo reagim i tyre pasohet me një premtin të Bashkisë dhe përfaqësuesve të saj për ndërhyrje të menjëhershme.
Më 28 mars 2019, administratori i njësisë administrative nr 6 Adriatik Merko në emër të bashkisë së Tiranës dhe deputetja Blerina Gjylameti në emër të mazhorancës qeverisëse, premtuan nisjen e shpejtë të punimeve, por pa specifikuar asgjë.
Pafundësia e premtimeve dhe asnjë punë konkrete në rrugën "Hasan Alia" ka sjellë dhe irritimin e banorëve, të cilët median e shohin si hapin e fundit të ankesave para se të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre
"Para fushatës vijnë dhe bëjnë premtime, më pas...shikoje vetë."
"Na kanë premtuar kryetari i bashkisë që rruga do të bëhet këtë vit."
"Dalim si njerëz dhe vijmë si arinj në shtëpi."
"I them lali Erit të mos e shoh më në këtë rrugë!"
Banorët na vunë në dispozicion edhe disa materiale filmike, ku tregohet situata në rrugën "Hasan Alia" në kohë me rreshje shirash.
Irritimi i banorëve kalon në ekstrem madje dhe me paralajmërime të ashpra."Do ta marrim peng, të rrijë me ne, të shohë kur të vijë uji, të qajë hallet me ne se ndryshe nuk i qan hallet po nuk na pa."