Për herë të dytë/ Qëllohet me armë kompleksi i Eugen Lazajt në Maminas
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kompleksit Adorions Palace në Maminas përgjatë natës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit ku autorët kanë qëlluar nga një automjet drejt derës kryesore të kompleksit luksoz në pronës të Eugert Lazaj, biznesmenit të vetëvrarë pak kohë më parë.
Për këtë ngjarje policia e Durrësit shprehet se janë shoqëruar disa persona për këtë ngjarje e cila mbetet pa autor.
Ata janë marrë në pyetje nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Kjo është hera e dytë që qëllohet me armë zjarri ndaj kompleksit Adorions Palace, pasi dhe 10 ditë më parë persona po të paidentifikuar kanë shtënë në drejtim të kompleksit të vendosur në autostradën Tiranë- Durrës
Eugert Lazaj u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik 2020, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra.
Dyshohet se Lazaj i dha fund jetës në kushte depresioni duke përdorur një armë zjarri tip pistoletë.
Njoftimi i policise
Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve.