Meta: Qeveria është e rrëzuar prej kohësh, Rama me frikësime e blerje nuk mund të minimizojë humbjen
Për tiu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi përkujtimin e 100 vjetorit të luftës së Koplikut ku nderoi heroizmin e 77 dëshmorëve të atdheut.
Më pas për medien Meta riktheu vëmendjen te asambleja e PS
Ilir Meta “ Unë i kam bërë letër Asamblesë. Se dje ishte asambleja e LSI-së se vetëm për LSI u fol.
Edhe një herë presidenti sfidoi Ramën të flasë me emra për akuzën që ka ngritur për takime në durrës, teksa shton se qeveria ka humbur legjitimitetin
Ilir Meta: "Rama ti japë llogari Asamblesë dhe tu thotë shqiptarëve kë ka takuar presidenti skutave, orën, ditën. Qeveria është e rrëzuar prej kohësh. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për aq kohë sa shkatërron procesin zgjedhor dhe i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me blerje, e frikësime do të mund të minimizojë humbjen e vet. Unë jam me 5 qershorin. Unë jam president dhe do i dalë për zot vendit me çdo shqiptar dhe socialist e opozitarë të ndershëm”
Prej PS Meta është konsideruar si president i opozitës por kreu i shtetit ndan këtë qëndrim.
"Do zoti Tao një president të komunitetit. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit”
Pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve partitë kryesore kanë ashpërsuar tonet, teksa qëndrimet e kreut të shtetit për mazhorancën janë të njëanshme