Meta ashpërson gjuhën: Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë Rilindje do marrë përgjigje
Nga Malësia e Madhe, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit e maxhorancës e cila thotë se kreu i shtetit ka marrë rolin e kreut të opozitës.
"Do zoti Tao një president të komunitetit. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit" tha Meta për gazetarët
Nuk la pa iu pergjigjur dhe thumbimeve të Ramës dje në Asamble për dekoratat e heronjve të popullit.
“Ftoj cilindo të mos bëjë lojë me interesat kombëtare të vendit tonë. Të mos marrin më nëpër gojë as heronjtë dhe as dëshmorët, të mos vënë në diskutim historinë e vendit tonë por të shohim përpara për të çelur negociatat dhe të kthejmë ata që duan të vijnë në këtë vend.”
"Shqipëria ka pasur dhe do të ketë vetëm një Rilindje. Shumë shpejt kjo farë e keqe që shpiku këtë lloj Rilindje do ta marrë përgjigjen dhe le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve dhe dëshmorëve. Heronjtë na frymëzojnë për të cuar Shqipërinë përpara dhe për të shkelmuar çdo pengesë që do i vihet çeljes së negociatave."
Presidenti Meta mbajti fjalim në ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe nderimit të jetës, veprës dhe heroizmit të 77 Dëshmorëve të Atdheut të rënë për lirinë e trojeve shqiptare.