Nebil Çika: Po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve në burgun e Burrelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2020, 15:01
Gjetja e të zhdukurve të diktaturës së komunizmit ka qenë një ndër kërkesat kryesore të familjarëve.
Nebil Çika kreu i Shoqatë Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë thotë se po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve të komunizmit në burgun e Burrelit.
“Janë me mijëra që kanë vdekur në burg dhe nuk janë kthyer eshtrat familjarëve. Është një varrezë masive përmes burgut. Në buxhetin e shtetit që nga viti 2013 deri tani nuk ka asnjë lekë për zhvarrosjen. Që nga ky akt vërtetohet se kjo qeveri nuk ka vullnetin për ta bërë këtë punë.”
Ndiqni intervistën në studion e Ora News me gazetaren Siklajda Shorja.