Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2020, 16:21
Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në orët e pasdites së sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në Rromanat, ku shtetasi M.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Fiat", ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, Sh.E., 57 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.