Shoqërohen 5 adoleshentët që dhunuan të riun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2020, 17:03
Policia e Fierit thotë se ka arritur të identifikojë dhe shoqërojë në komisariat 5 të adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një tjetër të ri.
Sipas të dhënave të Policisë personi i sulmuar është një 19 vjecar, ndërsa ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë.
Sipas dëshmisë ai është konfliktuar fillimisht me një 16 vjecar ku në ndihmë të tij kanë shkuar edhe 4 shokë nga 14 deri në 17 vjec, të cilët më pas kanë dhunuar të riun.
Policia thotë se pas kësaj ngjarje 19-vjeçari, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private dhe nuk ka bërë denoncim.