Rama dy orë fjalim në Asamble: sulmon Metën, Kryemadhin, shfajësohet për shpopullimin. Premton ndërtimin e 3 aeroporteve dhe 3 porte turistike

Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare krerët e politikës kanë nxehur tonet.
Para Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama akuzoi Metën se ka mbajtur takime informale në Durrës për rrëzimin e qeverisë

Për më shumë se dy orë kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim i cili u nda në tre pjesë.

Kryeministri beson se i duhet një mandat i tretë që të mund të bëjë Shqipërinë të vrapojë dhe reformat e nisura dhe investimet të vijojnë.

"Shqiptarët duhet ti japin votën PS-se si e partia më e mirë. Askush nga partitë politike në Shqipëri nuk plotëson kushtet për të qenë aleati ynë " u shpreh Rama.

Një pjesë të mirë të fjalës ia dedikoi LSI, Kryemadhit dhe Ilir Metës.

"LSI eshte rritur në kurriz të PS dhe PD- së" u shpreh Rama.

U ndal tek letra që presidenti Ilir Meta i shkroi Asamblesë së Partisë Socialiste sot paradite, deri tek dekorata e kreut të shtetit për Vojo Kushin.

Duke folur për debatin thumboi presidentin ndërsa nuk munguan batutat ndaj Bashes e Berishës.

"Luli është pasagjer i veshur si ai që i jep lokomotivës, në fakt Iliri i jep lokomotivës, Saliu është eskavamento gjithe kohë. Monika fatorinë"

U shfajësua për shpopullimin dhe pse e bëri Metën president.

Sa i takon mandatit të tretë premtoi ndërtimin e 3 aeroporteve të reja si dhe portet turistike në Vlorë e Durrës.

Në mbledhjen e Asamblesë u vendos të mos ketë ndryshim të kryesisë socialiste.

Asambleja u mbajt sot (9 tetor 2020) tek Amfiteatri,ne Liqenin Artificial në Tiranë
Menjëherë pati reagim edhe nga presidenti Ilir Meta i cili e quajti: Pa atdhe
Ja Deklaratat kryesore qe kryministri

Rama tregon pse e bëri Metën president

Iliri kërkon energjinë nga të vdekurit si do kryejë aktin e hypjes mbi tank

"Meta ju ka shkruar një letër", Rama: Meta futet skutave të rrëzojë qeverinë, kjo është kriminale

Nga porti turistik në Vlorë e Durrës tek Milot-Fier, Rama: Projekte reale, jo HD

Shpopullimi? Rama shfajësohet: Trendi i largimeve do vijojë dhe për një dekadë

"A është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale e të gjithë vendeve komuniste? Ka qytete të tëra të vdekura nga Lituania në Bullgari, qytete fantazëm.
Kush është Zgjidhja?

A është ardhja e Lulit dhe Saliut, Monikes, Ilirit do te ishte një magnet që mund të thithë shqiptarët në Shqipëri? Kush mund ta besojë. Është e argumentuar dhe konkluduar se edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky. Më shumë do ikin sesa do vijnë. Sa do të jetë raporti i ikjes varet, por është e qartë se nëse ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe ato I dimë shumë mirë se kush janë dhe jemi vetëm ne që mund ti bëjmë do të jemi një ndër vendet më të stabilizuara. Që shqiptarët do të ikin dhe do të kthehen do të ikin është normale pasi kemi dalë nga bunkeri I komunizmit por që ekuilibri të jetë më I qëndrueshëm kërkon që ne të vazhdojmë të bëjmë ato që kemi bërë këto vite."

Rama fajeson opoziten :Agresione skandaloze

"U përballëm me agresione skandaloze nga një opozitë që doli nga mend fare por dhe më pas nga parlamenti. Dhe pastaj me dy goditje shumë të rënda dh ene kemi provuar se bëjmë atë që nuk e bën dot askush.

I paguam ne paratë njerëzve të përmbytur në Shkodër. Kanë bërë tendera rrugësh më shumë se të gjitha qeveritë e Ballkanit. Një rrugë të vetme që kanë bërë është rruga e Kombit, por dhe atë po e mbarojmë ne. Cilën rrugë bënë këta?"

Brenda pak muajsh kantieri i ri i pallateve ne Durres

Ne nuk po rrimë kemi që në 27 nëntor të vitit të shkuar nuk po rrimë duarkryq për rindërtimin e Durrësit. Po si bëhet një lagje e tërë me 2 mijë apartamente sikur bëhet një koment në fb. Brenda pak muajsh do të hapet kantieri i ri i pallateve. Brenda vitit të ri qindra e mijëra familje që jetojnë në shtëpi individuale do hyjnë në shtëpi e do ta kenë vitin e ri në shtëpi të re.

Mandatin e trete e mbyllim me 3 aeroporte te reja: Kukes, Vlore, Sarande

"Unë o do ti marr o do ti ul 120 demokratë nga ata që më shajnë mua rregullisht do I ul në Kukës PD më 25 prill o s’ka o do ul. Do hap konkurs në Fb. Kush ka sharë më bukur do shkoj ta marr në Londër do ti sjell ne Kukes.

Aeroporti I Vlorës u pengua nga covidi. Javën e ardhshme do të rihapim procesin aty ku është ndërprerë, dhe vitin e ardhshëm, por nuk do të jap datë, se na ikin datat e vlonjatët do na thonë aeroporti do ndërtohet në Surrel.

Vitin tjetër nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, do hapet gara për aeroportin e Sarandës dhe mandate I tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Plus këtij që kemi bëjnë 4 aeroporte."

Ironia e Ramës me Klevis Balliun: Disa demokratë kërkuan drejtësi tek platforma e bashkëqeverisjes

Opozita ulëret e shantazhon se janë shumë prapa nesh

  • Luli është cun shumë i mirë po a ka një shqiptar që kur ka një hall natën e merr Lulin në telefon?! Ne I qëndruam ditë natë njerëzve në kokë
  • Sulmon opoziten
    Ata janë shumë mbrapa prandaj bërtasin, ulërasin, dehen, kërcënojnë shantazhojnë bëjnë rrëmuja se nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur. Shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara partnerët tanë ndërkombëtarë. Sa herë thonë do zbarkojë amerika, Europa? Ku janë?
  • Ilir prit,  se s’kam ardhur akoma tek ty. Do të vijë radha. Nuk ka më keq sesa kur shokët i jepen alkoolit”

    Batutat dhe ironia
  • "Zerojmë taksën për biznesin e vogël. Unë jam i bindur që kur të vijë fushata Luli do premtojë se  do ta bëjmë -0.5. E bën se priret për mirë don që njerëzit të jenë të gëzuar kur ai flet.Do pastrojë Luli qytetet me fshesën e Monikës. Mos paguani ndriçimin se do na ndriçojë Iliri me Saliun. Ky është dëshpërim i madh."

    Me ne pushtet nesër drejtësi, Me Ilirin, Saliun e Lulin, kurrë drejtësi
  • Kush do drejtësinë në këtë vend nesër duhet të mbështesë sot pa ekuivok PS.
  • Mos më dëgjoni mua, mafton të dëgjojë Ilir Metën, Saliun, Monikën, Lulin, edhe pse ky bën cfarë I thonë, për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirësi por nesër do të ketë drejtësi, me tan ë krye do të ketë shumë vështirësi por kurrë drejtësi.

    PS e vetmja e mirë, pse duhet nje mandati i trete
  • "Ne na duhet një mandat I tretë jo për vete por për Shqipërinë në mënyrë që ajo të kalojë nga ecja në vrapim. Vetëm PS mund ta bëjë këtë.

    Do të nisim ndërtimin e Hekurudhës Tiranë - Durrës dhe brenda pak javësh nis ndërtimi i rrugës Milot- Fier.
  • "Ne nuk jemi e keqja e vogël, ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare."
  • "Reformat nuk kanë mjaftuar ja pse ne duhet të marrim mandatin e tretë."
  • "Mandati i parë ishte për të ndaluar një inerci dhe hemoragji të rrezikshme në raport me financat e vendit"
https://www.youtube.com/watch?v=0tHggoCmAsk


Rama fton të majtë e të djathtë:Nuk do humbni kohë kot!

Kryeministri Rama fton ndjekësit e tij që të ndjekim Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme.

Ai shkruan përmes Facebook, se ata që do ta ndjekin nuk do të humbasin kohën kot.

Rama: Pas pak, në 16.00, fjala përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Çdo mik të kësaj faqeje, i majtë, i djathtë a mes të dyjave, që do ta ndjekë dot e siguroj që nuk do të humbasë kohën kot.

Pritet votebesimi i Kryesise ndersa Taulant Ballën nuk ka kush ta zëvendësojë.

https://www.youtube.com/watch?v=0tHggoCmAsk