Ambasada e SHBA-ve: Me dy vendet tona në ONM sigurohemi që organet e Vettingut të respektojnë ligjin

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se janë të angazhuar që të shohin procesin e Vettingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Ambasada shton se me dy vendet e tyre në bordin e ONM-së sigurohen që organet e Vettingut të respektojnë ligjin.

"Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e Vettingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të Vettingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e Vettingut të respektojnë ligjin." - shkruan ambasada e SHBA-ve.