I riu arrestohet në Durrës, Italia i kishte prerë arrestin në fund të gushtit

Një 25 vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali, për veprat penale "Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Shkelje e ligjit për armët".

“M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Shkelje e ligjit për armët", parashikuar nga Kodi Penal italian.”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(Foto: Ilustruese)