Shkodër: Me Covid drejtori i tatimeve dhe një punonjës i prefekturës

Në Shkodër raportohen sot disa raste pozitive me covid.

Burime nga Ora Neës bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv edhe drejtori i Tatimeve në këtë qytet.

Gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe një punonjës i prefekturës së Shkodrës.

Po kryhet testimi i pjesës tjetër të stafit si dhe po bëhet gjurmimi i rasteve që mund të jenë infektuar.